Ballkani e shkatërron Prishtinën e Re

Ballkani e shkatërron Prishtinën e Re

Sport December 06, 2025 - 16:04

Ballkani ka shënuar fitore ndaj Prishtinës së Re me rezultat të thellë 6-1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Therandasit kanë marrë edhe fitoren e dytë radhazi në kampionat, duke mos rrezikuar ta humbin pozitën e parë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të tyre ndaj prishtinasve, duke shënuar edhe tri gola përveç rasteve të shumta të krijuara.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 21-të me anë të Almir Kryeziut, i cili shënoi për epërsinë 1-0.

Vendasit arritën të shënojnë edhe në minutën e 30-të me anë të Ëalid Hamidi për 2-0, ndërsa tre minuta më vonë shënoi po i njëjti lojtar edhe për 3-0.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin përsëri skuadër dukshëm më e mirë duke shënuar edhe tre gola tjerë, kundrejt një të mysafirëve.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 53-të me anë të Kryeziut për 4-0, ndërsa Valentin Serebe (72’) çoi epërsinë në 5-0.

Mysafirët u shfaqen në minutën e 75-të duke shënuar me anë të Astrit Berishës për 5-1, por Serebe (82’) shënoi edhe një herë dhe vulosi fitoren me rezultat 6-1.

Pas kësaj fitore, Ballkani e sheh veten në pozitën e parë me 29 pikë, ndërsa Prishtina e Re renditet e 10-ta me 14 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, therandasit e presin Prishtinën, teksa Prishtina e Re e pret Dukagjinin. /telegrafi

Image