Granit Xhaka reagon pas humbjes ndaj Man Cityt

Granit Xhaka reagon pas humbjes ndaj Man Cityt

Sport December 07, 2025 - 10:37

Granit Xhaka ka reaguar në Instagram pas humbjes 3-0 të Sunderland-it ndaj Manchester City në Etihad Stadium, duke kërkuar fokus dhe qetësi para derbit të madh të Wear–Tyne.

Mesfushori 33-vjeçar publikoi një foto të tij të zhgënjyer pas ndeshjes, shoqëruar me mesazhin: “Nuk ishte rezultati që synonim, por tani fokusohemi te ndeshja e radhës. #GX34”.

Postimi i Xhakës ka marrë mbi 17 mijë pëlqime dhe mijëra komente mbështetjeje nga tifozët, të cilët e inkurajuan para sfidës së rëndësishme të javës së ardhshme.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

Sunderland e nisi mirë takimin në Manchester, por një goditje e devijuar e Ruben Dias zhbllokoi rezultatin. Joško Gvardiol shënoi të dytin me kokë, ndërsa Phil Foden e vulosi fitoren 3-0. Skuadra e Xhakës pati disa raste për t’u rikthyer në lojë, përfshirë goditjen e tij që përplasi shtyllën kur rezultati ishte 2-0.

Tani vëmendja e “Black Cats” është e gjitha te derbi, ndërsa Xhaka ka bërë thirrje për rikthim të menjëhershëm te rezultatet pozitive. /Express