Spalletti jep shansin Zhegrovës: Kjo është mundësia e tij për të treguar veten
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, e ka quajtur ndeshjen ndaj Pafos si një përballje thelbësore për të ardhmen në Champions League, duke pranuar se skuadra ka nevojë për një fitore pas vetëm një triumfi dhe 6 pikëve në 5 ndeshjet e para.
Spalletti ka konfirmuar gjithashtu se Edon Zhegrova do të startojë për herë të parë me fanellën e Juventusit, dhe kjo shënon debutimin e tij të parë në start pas pothuajse një viti, që nga ndeshja e fundit me Lille ndaj Olympique Marseille më 14 dhjetor 2024.
“Jam kurioz të shoh se çfarë mund të japë Zhegrova në një ndeshje të tillë. Ka pesë zëvendësime, nëse nuk performon siç duhet mund të bëjmë ndryshime,” tha Spalletti.
Trajneri italian pranoi gjithashtu përgjegjësinë për zgjedhjet taktike të gabuar në humbjen 2-1 ndaj Napolit dhe sqaroi arsyet pse lojtarë si Jonathan David nuk marrin startime të njëpasnjëshme, pavarësisht cilësive të tyre.
Ndeshja nis në Allianz Stadium në Torino në orën 21:00, dhe Juventus kërkon të marrë avantazh ndaj Pafos, skuadër që gjithashtu ka 6 pikë në grup.