Pjesët e para: Drita në disavantazh nga AZ Alkmaari, Shkëndija në epërsi ndaj Slovan Bratislava
Sport
December 11, 2025 - 19:33
Kanë përfunduar pjesët e para në dy nga nëntë ndeshjet e Ligës së Konferencës në xhiron e pestë në program.
Drita ka shkuar në pushim me disavantazh prej 1-0 nga AZ Alkmaari.
Golin arriti ta shënojë Mijnans në minutën e 17-të.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në anën tjetër, Shkëndija është duke fituar me rezultat komod 2-0 ndaj Slovan Bratislava.
Golin e parë e shënojë Latifi në minutën e 33-të., kurse të dytin Spahiu (45’). /Zëri