Zyrtare: Edin Dzeko, lojtar i ri i Schalke 04

Zyrtare: Edin Dzeko, lojtar i ri i Schalke 04

Sport January 22, 2026 - 15:37

Edin Dzeko është lojtari më i ri i FC Schalke 04.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale.

Dzeko do të jetë pjesë e Schalkes deri në fund të sezonit.

“FC Schalke 04 nënshkruan me Edin Dzeko

FC Schalke 04 ka forcuar opsionet e saj sulmuese duke nënshkruar me sulmuesin me përvojë ndërkombëtare Edin Dzeko për 16 ndeshjet e mbetura të sezonit 2025/26”, thuhet në komunikatën e klubit, transmeton “Zëri”.

Lojtari me më shumë ndeshje i Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili së fundmi luajti për Fiorentinën në Serie A, është një nga golashënuesit më të frytshëm të gjeneratës së tij. 39-vjeçari do të veshë fanellën me numrin 10 te Schalke.

“Pas kontaktit tonë fillestar, Edin e bëri të qartë shumë shpejt se sa i etur ishte për t’u transferuar. Me Edin, po sjellim një sulmues që ka performuar në nivelin më të lartë gjatë gjithë karrierës së tij. Krahas përvojës së tij si udhëheqës, ekipi ynë do të përfitojë nga aftësitë e tij si sulmues dhe golashënues”, tha Youri Mulder, drejtor i futbollit profesional.

“Ai tregoi shumë qartë se sa i uritur është për një gjysmë të dytë të suksesshme të sezonit me ne gjatë bisedave tona, dhe ne mezi presim këtë”, u shpreh tutje drejtori i klubit.

Edin Dzeko mbërrin në Gelsenkirchen me një karrierë të gjatë dhe shumë të suksesshme në futbollin evropian. Trofetë e sulmuesit me këmbë të djathtë përfshijnë fitimin e titullit të Bundesligës (dhe përfundimin si golashënuesi më i mirë i Ligës), si dhe ngritjen e dy titujve të Premierligës. Ai ka shënuar 72 gola në 146 paraqitje për ekipin e tij kombëtar. Në nivel klubesh, karriera e tij ka përfshirë periudha me VfL Wolfsburg, Manchester Cityn, AS Roma, Inter Milan, Fenerbahçe dhe, së fundmi, Fiorentina. /Zëri