Dukagjini e fiton dramën e pesë golave ndaj Prishtinës së Re

Dukagjini e fiton dramën e pesë golave ndaj Prishtinës së Re

Sport May 24, 2026 - 18:23

Dukagjini me shumë vështirësi ka triumfuar në udhëtim te Prishtina e Re.

Skuadra nga Klina që së fundmi e fitoi Kupën e Kosovës, arkëtoi pikët e plota falë një triumfi 2-3.

Pllana shënoi një gol të hershëm për t’i dhënë epërsinë Dukagjinit (13’), megjithatë Prishtina e Re u këndell shpejtë përmes Mekic që shënoi dy gola për katër minuta (40’, 45+4’).

Sidoqoftë, Dukagjini ishte skuadër larg më e mirë në pjesën e dytë dhe shënoi edhe dy herë për ta fituar ndeshjen.

Fillimisht Altin Mërlaku realizoi gol të bukur për ta barazuar rezultatin (65’), kurse dy minuta më vonë – Kushtrim Gashi u përkujdes për ta siguruar përmbysjen (67’).

Dukagjini me këtë fitore mbledhë 48 pikë ndërsa Prishtina e Re qëndron me 31 sosh.