Man City fiton mposht Sunderlandin, fitorja pestë radhazi

Man City fiton mposht Sunderlandin, fitorja pestë radhazi

Sport September 20, 2026 - 18:09

Manchester City ka regjistruar fitoren e pestë radhazi në Premier League, pasi në një ndeshje spektakolare mposhti Sunderlandin me rezultat 5-3 në “Etihad Stadium”.

Ndeshja prodhoi plot tetë gola, ndërsa protagonisti kryesor te mysafirët ishte Brian Brobbey, i cili realizoi het-trik, por golat e tij nuk mjaftuan për t’i siguruar Sunderlandit rezultat pozitiv.

City e nisi ndeshjen në mënyrë ideale, duke kaluar në epërsi në minutën e nëntë përmes Enzo Fernandezit. Megjithatë, Sunderland reagoi shpejt dhe Brobbey barazoi vetëm pak minuta më vonë.

Rayan Cherki riktheu epërsinë e vendasve, por Brobbey shënoi sërish për ta dërguar ndeshjen në 2-2. Para përfundimit të pjesës së parë, Antoine Semenyo realizoi për 3-2.

Semenyo ishte përsëri protagonist në fillim të pjesës së dytë, duke shënuar edhe golin e tij të dytë personal për ta çuar Cityn në epërsi 4-2.

Sunderland nuk u dorëzua dhe Brobbey kompletoi het-trikun në minutën e 59-të, duke e ngushtuar rezultatin në 4-3. Sulmuesi holandez u bë kështu lojtari i parë i Sunderlandit që realizon het-trik në Premier League që nga Jermain Defoe në vitin 2016.

Në minutat e fundit, Manchester City arriti ta vuloste fitoren. Erling Haaland shënoi për 5-3, duke i dhënë fund përfundimisht shpresave të mysafirëve.

Me këtë fitore, Manchester City vazhdon startin perfekt në Premier League dhe e mbyll këtë xhiro në krye të tabelës, me pesë fitore në pesë ndeshje.