Gabi pranon se luajti me dorë

Gabi pranon se luajti me dorë

Sport prill 14, 2016 - 11:00

Kapiteni i Atletico Madridit, Gabi ka pranuar se luajti me dorë por është i pasigurt nëse kjo ndodhi brenda zonës së skuadrës së tij në minutat e fundit të fitores ndaj Barcelonës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Gabi me futbollistët e tjerë të trajnerit Diego Simeone mposhtën katalanët me rezultat 2:0 dhe u kualifikuan në gjysmëfinale falë fitores së përgjithshme 3:2.

Por, Barcelona pati një kërkesë për një penallti të cilën gjyqtari Nicola Rizzoli e akordoi si ndërprerje jashtë zonës. I pyetur rreth rastit, Gabi tha: “Po, kam luajtur me dorë, por nuk e di nëse ishte brenda apo jashtë zonës”, u shpreh ai.

“Nganjëherë i akordojnë, nganjëherë jo. Nëse ishte brenda, them se ishte penallti”, përfundoi Gabi. Atletico u kualifikua në gjysmëfinale ku mund të takohet me Real Madridin, Manchester Cityn ose Bayern Munichun.