Vogëlushi nga Kosova që s’i trembet syri nga gjeli e pulat

Video July 12, 2018 - 19:49
Lexo detajet

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, tregon një djalë të vogël i cili nuk i ka frikë fare pulat, madje as gjelin, i cili është i madh gati sa ai vet.

Aty pranë tij dëgjohen edhe dy familjarë të rritur të vogëlushit, teksa i kërkojnë atij që të i lëshoj pulat të cilat ai i kap me duar njërën pas tjetrës, shkruan gazetametro.net.

Fillimisht djali shihet teksa kap gjelin, ndaj të cilit reagojnë familjarët duke i kërkuar që ta lëshojë, duke i thënë se mund të sulmohet prej tij.