Zërat
Ahmet Almaz
Ahmet
Almaz

Të syrgjynosurit e tokës (Vitet e pikëllimit të izraelitëve)

Zërat February 04, 2019 - 15:25
Lexo Detajet

Izraelitët, me një fjalë tjetër hebrenjtë, shfaqën në skenën e historisë në shekullin e XII para erës së re, kur në formë të fiseve nomade filluan te shperngulen  ne rajonin  Kanan,njifet dhe si Filistina e vjeter i cili ndodhej në perëndim të lumit Jordan.

Migrimi babilonas (shek. VII para erës së re), ku janë përjetuar skenat më të dhimbshme dhe më me pikëllim jo vetëm në historinë hebraike por edhe në atë botërore, u bë shkas që hebrenjtë fillimisht të shpërndahen në Anadoll, e më pastaj edhe në botë.

Në fillim të shekullit të parë të erës së re, romakët filluan të bëjnë padrejtësi të mëdha dhe të ushtrojnë dhunë ndaj hebrenjve. Tokat hebraike, që ishin një provincë romake, u administronin nga një i autorizuar romak dhe nga i cili u mblidhnin edhe taksat.

Në vitin 39 të erës së re, kur Kaligulla e shpalli vetën perëndi dhe urdhëroi që në gjitha tokat të ngrihen statujat e tij, hebrenjtë bënë kryengritje.

Kryengritja u shtyp nga Titus Flaviusi, i biri i Vespasanianit, i cili në vitin 70 të erës së re e kishte rrethuar Jerusalemin dhe më pas e kishte rrënuar. Në këtë fushatë u zhdukën pozicionet hebraike në Gamlla dhe Masada. Kështu që shumica e hebrenjve u vranë dhe u skllavëruan. Mendohet të jenë vrarë rreth 600.000 – 1.300.000 hebrenj gjatë këtyre ngjarjeve të dhimbshme. Në përfundim të luftës është formuar diaspora hebraike dhe shumica prej tyre kanë ikur në brigjet e Mesdheut (shih. Selanik’ten Ne Çëkar, Ahmet Almaz, f.105).

Dhuna dhe vrasjet e hebrenjve të kësaj periudhe, edhe psenë numër janë një e katërta e gjenocidit nazist, kur merren parasysh pasojat historike, ato zënë vend në histori si ngjarje që duhet kujtuar dhe me pasoja pothuaj se sa gjenocidi nazist.

Pranimi i fesë krishtere nga Kostantini, perandori romak, më 313 të erës së re, u bë shkas që në Izmir dhe gjitha viset e perandorisë romake, hebrenjtë të bëhen popull ipadëshirueshëm.

Pas kësaj date, hebrenjtë filluan të ballafaqohen me vështirësi të mëdha në Anadoll dhe Evropë.

Në vitin 537, urdhrat e perandorit Justinian, kufizuan të drejtat e hebrenjve dhe vunë kushte për lutjet e tyre. U ndalua kopjimi i Talmudit.

Me themelimin e shtetit Emevit në Andaluzi në fillim të viteve700, jo vetëm hebrenjtë, por të gjithëbanorët e gadishullit Iberian filluan të jetojnë një jetë të lumtur dhe të qetë.

Gjatë periudhës së shtetit Emevit në Andaluzi, hebrenjtë e këtij rajoni treguan një zhvillim të madh në të gjitha sferat dhe pothuaj se e jetuan periudhën e artë të tyre.

Edhe shfaqja e Osmanlinjve në skenën e historisë u bë një mundësi e madhe për hebrenjtë që kishin vështirësi për një jetesë të rehatshme dhe të qetë në Bizant dhe në vendet tjera evropiane, dhe pas shpalljes së fermanit të Orhan Gaziut (1326), ferman ky i shpallur pas marrjes së Bursës, masa të hebrenjve ia mësynë për në Bursë.

Po ashtu edhe me fermaninqë pasoi me marrjen e Edrenesë nga mbreti osman, Sulltan Murati i I-rë (1362),të gjithë hebrenjtë janë ftuar këtu.

Pretendohet se marrëveshja e fshehtë me hebrenjtë e Perandorisë Osmane, para ngadhënjimit,ka luajtur rol të madh në themelimin e pushtetit të vet, duke e shlyer Bizantin nga skena e historisë.

Sulltan Mehmeti i II-të (Ngadhënjimtari), e mori Stambollin (1453) dhe nuk u fut në bashkëpunim me Bizantin, por hebrenjve të Stambollit, gjegjësisht të Turqisë, të cilët e mbështetën ngadhënjimin, ia njohu lirinë e fesë dhe të besimit.Nëse duhet të ofrojmë një shembull për këto liri: Hebrenjtë, me një rast një shqetësim të vetin ia paraqesinPortës së Lartë. Pas kësaj paraqitjeje, dy dëshmitarë mysliman të moshave 117 dhe 130, sillën para gjykate dhe atyre i shtrohet pyetja për garancinë që Sulltan Mehmeti i II-të ia kishte dhënë hebrenjve. Kur këta dy dëshmitar okular deklarojnë se është e vërtetë që hebrenjve i është dhënë garancia, mbreti i asaj kohe Sulltan Sylejmani, madhështori, e nxjerr një urdhëresë që e vërteton garancinë e Ngadhënjimtarit... Më pas edhe Sulltan Selimi i II-të dhe Sulltan Murati i III-të kanë nxjerrë urdhëresa të ngjashme.

Në periudhën pas vdekjes së Ngadhënjimtarit, në Spanjë dhe pothuaj se në të gjithë vendet tjera të Evropës, hebrenjtë kanë përjetuar presion nga të krishterët, për tu konvertuar. Edhe gjatë luftërave të kryqëzatave hebrenjtë janë akuzuar se sakrifikojnë njerëz dhe se ia ndytin bukën e shenjtë të të krishterëve. Për këtë arsye kanë filluar ekzekutimet e hebrenjve në Jerusalem dhe ata që nuk u ekzekutonin filluan t’idëbonin në vende tjera. Hebrenjtë janë dëbuar nga Anglia më 1290, nga Franca 1394 dhe nga Spanja më 1492, si rezultat i një urdhri të nxjerrë nga mbreti Ferdinand, mbreti i Spanjës.

Dëbimi i hebrenjve nga Spanja në vitin 1492, me urdhrin e Mbretit Ferdinand dhe Mbretëreshës Izabela, kujtohet si një ngjarje që nis një epokë në historinë e hebrenjve. Spanja ishte vendi i fundit krishterë, ku hebrenjtë jetonin në një masë të caktuar të mirëqenies.

Aktvendimi për dëbim është shpallë më 30 mars 1492, në Al-Hambra të Granadës, në vendin që sapo ishte pushtuar.

Hebrenjtë, deri më 31 korrik të vitit të njëjtë ose do të pagëzoheshin ose do të dëboheshin. Numri më i madh i tyre, që mendohet të kenë qenë mbi 100.000 veta, e zgjodhën rrugën më të lehtë, duke ikur në Portugali.

Kjo ishte një zgjedhje joracionale. Si rezultat i presioneve të Spanjës, Portugalia pas pesë viteve me dhunë i pagëzoi hebrenjtë, pagëzim ky i shoqëruar me skena të tmerrshme.

Dëbimi i hebrenjve nga Spanja është pasuar me dëbimin e hebrenjve sicilian nga Italia. Hebrenjtë sicilian janë dëbuar më 12 janar 1493, të cilët, megjithatë, me dhembshuri janë pranuar nga Perandoria Osmane.

Si rezultat i këtij migrimi që ka ngjarë më 1492, një numër prej 200 mijë deri 500 mijë hebrenjjanë strehuar në tokat Osmane, që 40 mijë prej tyre janë vendosur në Stamboll, Edrene dhe posaçërisht në Selanik.

Në periudhën e Sulltan Sylejmanit madhështor, aktiviteti i hebrenjve fillon të zhvillohet dukshëm në pallatin mbretëror; ku hebrenjtë shfaqen në rolin kryesor në tregti, politikë dhe jetën shoqërore.

Në periudhën e Sylejmanit madhështor, kur perandoria e arrin pushtetin më të gjerë të mundshëm në botë, hebrenjtë e kanë jetuar “kohën e artë” të tyre.

Sulltanesha Nurbanu ishte gruaja më e pëlqyer ngaSulltan Selimii II-të, i cili e pasoi Sulltan Sylejmanin pas vdekjes së tij, ishte hebreje; ajogëzonte epitetin e nënëssë parë mbretërore tëkësaj përkatësie, dhe kjo ishte një dëshmi për një dimension të ri të raporteve osmano-hebraike.

Sulltanesha Nurbanu ishte grua e mençur dhe këtë mençuri e ka treguar edhe në momentin vdekjes së burrit të saj, duke fshehur vdekjen në mënyrë tërreptëderisa i biri i saj Shehzade (princi) Muratitë kthehet nga Manisa, për t’u ulur në fronin e Perandorisë Osmane.

Por pasi Murati i III-të të ulët në fron, ai ishte zemëruar shumë kur e ka vërejtur se femrat hebraike shëtisin me veshje të stolisura tej mase, dhe si rezultat ai e nxjerr një ferman me të cilin urdhëron vrasjen e të gjithë hebrenjve brenda kufijve të perandorisë.

Një vendim i tillë që lind si rezultat i një zemërimi momental, është tërhequr pas lutjeve të nënës sulltaneshë dhe me ndërhyrjen e Sallomon Eskenazit dhe të Ester Kirazeut. Krahas këtij vendimi janë bërë rregulla të reja lidhur me hebrenjtë. Rregulli më i rëndësishëm prej tyre është ai lidhur me ndërrimin e kapelës së popullit hebraik.

Njëri prej hebrenjve që ishte vendosur në Stamboll, në qendrën e re të hebraizmit, pas Jerusalemit, Babilonisë dhe Kordobës, ishte hebreu portugez Joseph Yasef Nassiu. Nassiu i cili ishte konvertuar në fenë krishtere, ai fshehurazi e vazhdonte besimin hebraik; të cilit i kishte lind dëshira që t’i tuboj në një vend të gjithë hebrenjtë të shtypur dhe të dhunuar. Për realizimin e kësaj ideje, para se të vije në Perandorinë Osmane, ai kishte tentuar ta blejë një ishull në Venedik, por nuk kishte arritur ta bëjë një gjë të tillë.

Kur ka ardhur në Stamboll, Nassiu mendon që këtë ide duhet ta realizoj diku tjetër, dhe si përfundim përcaktohet për ishullin qipriot, si vend më i përshtatshëm. Kjo ide pas disa shekujve, më 1900, është përditësuar nga ekonomisti Dr. Triatsch, në kuadër të projektit “Tubimi i hebrenjve në Qipro”. Teodor Herzli, më 1902 ka ndërmarr disa hapa në drejtim të këtij synimi.

Krahas Josep Nassiut, në këtë periudhë shquhen edhe hebrenjtë tjerë që kanë arritur poste të larta në Perandorinë Osmane, siç janë Dona Grasia Nassi (1510–1569), Ester Kira, Saloman Ben Nathan Eshkenazi (1520–1602) Salomam Aben Yaesh (1520–1602).

Kur këto gjëra ndodhnin brenda kufijve të Perandorisë Osmane, në vitet 1880-ta gazetari gjerman Wilhelm Marr me shkrimet e tija reflektonte armiqësi ndaj hebrenjve dhe kështu u bë shkaktar i përhapjes së antisemitizmit.

Edhe pse armiqësia ndaj hebrenjve është e vjetër historikisht, konspiracionet se hebrenjtë fshehurazi do të dominojnë në botë, janë shfaqur në fund të viteve 1800 dhe në fillim të 1900-tave. Kjo bindje që zinte vend të rëndësishëm në propagandën gjermano-naziste, në Rusi u aktualizua me botimin e librit Protokollet e liderëve të Sionit (The Protocols of Leaders of Zion) (http://www.projetaladin.org/holocaust/tr/40-soru-40-cevap/665.html)

Ndërkohë qëndrimi i legjendarizuar iperandorit osman Sulltan AbdylhamiditII, lidhur meraportet e tij me hebrenjtë dhe lidhur me shitjen e tokave palestineze, në shekullin pasues gjithnjë është aktualizuar.

Sulltan Abdylhamidi ekishte refuzuar propozimin e Teodor Herzlit, përfaqësuesit hebraik, që parashihte vendosjen e hebrenjve në Palestinë, ndërsa si alternativë u kishte paraqitë idenë për vendosje në Anadollin lindor. Sipas një pretendimi që i atribuohet historianit të mirënjohur Abraham Galante, pas vitit 1890 ndaj hebrenjve të Rusisë kanë filluar të kryhenmasakra të mëdha. Për këtë arsye mendohet të kenë braktisur Rusinë rreth pesë milionë hebrenj. Sipas Galantes, mijëra hebrenj që kishin ikur në portet jugore të Rusisë, më 1891 kishin ardhur në Stamboll.Ndërsa bankieri i pasur i asaj periudhe, Baron Hirschi, kishte themeluar një komitet në Stamboll, për t’i ndihmuar këta njerëz. Gjithashtu edhe Komisioni Osman për Migrim, që ishte një organ shtetëror, ka mundësuar që një pjesë të këtyre njerëzve të popullohen në rajonet e Selanikut, Izmirit, Adanasë dhe të Mersinit.

Siç transmeton Galanteja nga Dr. Atif Hyseini, mjeku i Abdylhamidit, Abdylhamidi këtë ngjarje e përshkruante si në vijim: Gazeta Krabe Press nga Vjena, kryeredaktorin e kishte hebre. Ishte një njeri dijetar. Tani ka vdekur. Dikur hebrenjtë e pasur atë ma kishin dërguar për deputet. Yafa,kishin dëshirë që të blinin toka në rajon të Jerusalemit dhe t’i popullonin aty hebrenjtë e të gjitha viseve. Donin që aty ta bënin një lloj qeverie... ”

Abdylhamidi thoshte se hebrenjtë donin t’ia paguanin borxhet e Perandorisë Osmane si shpërblim për këtë.

Abdylhamidi e kishte refuzuar këtë oferte duke thënë se “Unë atëherë atyre ia pata ofruar disa kushte...”, duke shtuar se ua ka paraqitur një projekt tjetër. Historiani hebraik Abraham Ga¬lan-te, këtë projekt e transmeton kështu:

“Ai e ka bërë një projekt për vendosjen në disa vise të Anadollit lindor të hebrenjve nga Rusia dhe nga vendet tjera ku ballafaqohen me dhunë, të cilët donë t’i shfrytëzon edhe në ushtri. Për këtë projekt në pranverë të vitit 1893 bisedon me krye rabinin Moshe Levi. Abdylhamidi llogarit se përmes këtij migrimi, armatës së katërt mund t’i shtohet një forcë ushtarake prej njëqind mijë vetave.”

Kjo ofertë pranohet nga hebrenjtë. Krye rabini i asaj kohe Moshe Levi, realizon takime me komunitetin e vet lidhur me këtë çështje, dhe rezultatet ia kumton Abdylhamidit. Sipas kësaj krye rabini, pas kontakteve me kuvendin shpirtëror hebraik, Abdylhamidit ia shpreh kënaqësinë për vullnetin e mirëlidhur me marrjen në shërbim ushtarak të burrave hebrenj. Abdylhamidi këtë projekt ia ka përcjellë qeverisë, por më vonë nuk flitet më për të.

Tanimë kishte ardhur fundi.Kishte ardhur koha e kthimit në tokat e shenjta të hebrenjve, të cilët me shekuj ishin të syrgjynosur.

Më 2 nëntor 1917, me urdhrin e Ministrit të punëve të jashtme, Arthur James Balfour, Mbretëria e Bashkuar kishte kërkuar publikimin e Deklaratës Balfour. Dhe kështu zyrtarisht ishte hapur rruga e themelimit të një shteti hebraik në tokat palestineze.

Tanimë ishte ngjallë një shpresë e madhe për një jetë të lumtur të izraelitëve, në tokat e premtuara.

Por për fat të keq, prapë nuk ndodhi ajo që u dëshirua. Kur erdhi viti 1933, në kuadër të projektit të “racës superiore” të nazistëve në Gjermani, hebrenjtë, romët, njerëzit me aftësi të kufizuara mendore dhe trupore dhepolakët, në mënyrë sistematike iu nënshtruan gjenocidit. Deri më 1945, rreth 5-6 milion nga 9 milion hebrenj sa ishin në Evropë, u vranë mizorisht.

Gjatë këtij barbarizmi, një numër i madh hebrenjsh u strehuan në Shqipëri. Boshnjaku Dervish Korkut, duke e fshehë një vajzë hebraike që quhej Mira Papo, e shpëtoi dorëshkrimin hebraik më të çmuar në botë, Agadën e Sarajevës.

Gjatë këtyre ngjarjeve diplomatët turq, si Selahattin Ylkymen në Rodos, Muhtar Kent në Marsejë dhe Behiç Erkin në Paris, i kanë ndihmuar qindra hebrenj që ata të mbijetojnë.

Me këtë rast dua ta falënderoj z. Ruzhdi Shohrën, Kryetar i Komunitetit Hebraik në Kosovë, për këtë aktivitet, në mënyrë që mos të harrohen këto ngjarje të dhimbshme dhe të mos përsëriten më.

Autori: Ahmet Almaz, shkrimtar dhe gazetar turk

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK