Zërat
Dr. Halil Krasniqi
Dr.
Halil
Krasniqi

Maskat mbrojtësë kundër Infekcionit me COVID 19

Zërat April 29, 2020 - 22:47
Çka duhet të dini, rreth përdorimit të maskave

Infekcionet me Virusin e ri Covid – 19, përgjithësisht janë duke rënë, por për tu ruajtur nga reinfeksionet duhet ti përmbahemi dhe të përkrahim udhëzimet e institucioneve shëndëtësore nacionale dhe internacionale. Organizata botërore shëndetësore aktualizon udhëzimet e saja rregullisht dhë kështu që edhe pas rënjës së numrit të infeksioneve duhet të mbrohemi për mos tu rikthyer infeksioni aktuall por edhe të mbrohemi nga infeksionet tjera.

Disa shtete të botës si Gjermania, Austria, Danimarka e shumë të tjera vendosen ligjërisht mbrojtjen dhe përhapjen e infeksionit duke përdorur maskat mbrojtëse. 

Pse duhet të mbrohemi?

Për tu ruajtur nga infeksioni duhet ti marrim masat përkatëse për ta mbrojtur veten,familjarët dhe popullatën .Kjo arrihet më përdorimin e maskave mbrojtëse, me mbajtjen e distancës sociale rreth 1,5m, por edhe me shfrytëzimin e të gjitha kushteve higjienike për parandalimin të infeksionit. Një rikthim i infeksionit do ta përkeqësonte situatën shëndëtësorë në botë.

Në i shofim njerëzit cdo ditë me maska të ndryshme, sa lloje maskash egzistojn?

Ne dallojmë disa lloje të maskave si:

1. „Community-Maska“ këto janë maska të cilat popullata i qep dhe i pregaditë vetë nga materialet textile të ndryshme nga shalli apo nga rrobat poseduese, pastaj 2. Maskat medicionale – Maskat e operacionit, „Hunda-Goja maska mbrojtëse“ dhe 3. Maskat gjysëm filtruese. Këto janë FFP1, FFP2, FFP3 që do të thotë:Filtrim i i partikujve nga sipërfaqja e fytyrës (Filtering Facepiece Particles).Organizata botërore e shëndëtësis dhe insituti Robert Koch i propozojnë përdorimin e maskave FFP2 në institucionet shëndëtësore.

Maskat e operacionit maskat e thjeshta apo maskat për një përdorim përdoren kryesisht në sallën e operacionit apo gjatë ndërhyrjeve operative dhe posedojn efektin që të mbron nga bakteriet të cilat depërtojn përmes ajrit apo teshtimës në rrugët e hundës dhe gojës në organizëm. Këto maska kan një filter të thjësht dhe jo special, për këtë mbrojn vëtëm nga partikëll të mëdhenjë dhe jo nga partikëll të vëgjël, nuk është një mbrojtje adekuatë nga virusi COVID-19. Kurse maskat e frymarrjes apo maskat FFP kan një filtër special i cili mbron organizmin nga substancat dëmtuese si virusët,mikro organizmat por edhe nga shkaktarët të tjër.Filtëri i tyrë mbron edhe nga partikujt shum të vëgjël dhe është shumë efikas.

Si duhet të përdorën maskat mbrojtëse?

Maskat e kan efektin e tyre vetëm nëse vendosën dhe përdoren korrekt. Pra maskat duhet të vendosen në sipërfaqen e fytyrës mbi hund dhe gojë.Nuk lejohet apo nuk është korrekte të lihet hunda e hapur apo goja apo maska të futet poshtë në qafë ose mbi flokë kështu mund të kontaminohet me bakterie, vire,këpurdha, parazit etj. dhe të shkaktohet infeksioni edhe me mikroorganizma të tjerë

Maskat duhet të vendosen korrekt, të mos tërheqën poshtë dhe hunda të mbetët jashtë maske. Të mos tërheqet maska mbrojtëse lartë te flokët (Mbledhje të bakterieve dhe parazitëve dhe infekcioni i pa dëshiruar)

Sa gjatë mund të përdorën maskat?

Maskat e operacionit apo maskat për një përdorim janë të preferuara të përdoren vëtëm për një përdorim, por në raste të vëqanta mund të përdoren edhe disa herë mirëpo, përdorimi i maskës së operacionit lejohet për një ditë dhe nëse disa herë mrenda ditës hiqet dhe vihet prap duhet të tërhiqet më duar të dezinfektuara dhë vetëm në lidhësen e maskës dhe jo nga sipërfaqja para apo mrenda maskës.

Nëse maska është e lagur e cila shpesh nga frymarrja krijon lagështi, duhet të hiqet, të thahët dhe nëse duhet përdor prap mund të pastrohet në lavatriqe 60 deri në 95C° dhe të përdoret prap. Por kjo maskë mund edhe të dezinfektohet në mikrovele ose shporet 60 apo 95C°.

Kurse maskat me FFP edhe këto mund të përdoren disa herë duke marr parasysh që të ruhen mos të dëmtohen apo mos të lagen,dëmtimi i tyre nuk lejon përdorimin tjetër, por duhet të largohen të hidhen. FFP maskat mund të dezinfektohen dhe të përdoren prap.

Nga cila moshë duhet mbajtur maskën fëmijët?

Fëmijët deri në moshën 6 vjecare nuk janë të detyruar të mbajnë maska, kurse mbi moshën 6 vjeqare duhet të mbajnë maskat. Këtu duhet me qenë shum i kujdesshëm ngase maskat janë më të mëdhaja se sa fytyra e fëmijëve dhe kështu duhet kontrolluar rregullisht mënyrën e përdorimit të maskës së fëmijëve. Maskat te fëmijët nuk guxon të përdoret për një kohë të gjatë ngase dioksidi i karbonit i cili lirohet nga goja dhe hunda

mund të rikthehet prap dhe kështu që mushkëria të mos furnizohet mjaftushëm me oksigjen.

Cilët persona nuk guxojn të mbajn maskën dhe cfarë duhet vepruar që të mos dënohën.

Personat të cilët vuajn nga (COPD) nga sëmudja kronike e mushkërive por dhe nga sëmundja kardio pulmonale nuk janë të detyruar të mbajnë maskën ngase dëmtohet shëndeti i tyre, por duhet të kenë kujdes nga distanca sociale dhe nga shmangëja e popullatës dhe të qëndrojn më gjatë në shtëpi. Këta përsona duhet ti ndërmarrin të gjitha masat për ruajtjen e shëndetit dhe të mos përhapjes se infeksionit.

Mund të përdoren maska mbrojtëse të qepura vetë me material të ndryshëm apo shallë ose rroba?

Një garancion i cili të siguron mbrojtjën nga infeksionet virale bakteriale me perdorimin e maskave vetë të qepura me material textili, nuk ka, prandaj duhet pasur kujdes edhe në këtë aspekt. Përdorimi i materialit apo qepjes së maskave udhëzohet por kryesisht preferohet, që të përdoret materiali i pambukut të bardhë. Kështu që të pastrohet rregullisht në temperatur 60 deri në 95C° dhe të përdoret prap. Por një përdorim i këtyre maskave nuk garanton mbrojtje së sigurt nga infeksioni.

Mund ta përdorin dy persona apo më shumë një maskë?

Një maskë të cilën e përdor një person nuk lejohet të përdoret nga personi tjetër, as maska një përdoruese, maska e operacionit apo maska tjera. Përdorimi i maskës nga shumë përsona mund të përhap të gjithë mikroorganizmat dhë të

shkaktojë infeksion të shum përsona. Prandaj për kushte higjienike dhe infektive nuk lejohet përdorimi i maskës nga një apo më shum persona.

A mund të përdoret një FFP maskë disa herë?

Një FFP maskë mund të përdoret disa herë nëse nuk është dëmtuar apo nuk është lagur dhe filteri para nuk është i dëmtuar. Kjo maskë mund të dezinfektohet dhe të përdoret prap, por nuk ka mundësi të pastrohet në lavatriqe.

Sa gjatë mund të përdoret një FFP Maskë?

Një FFP maskë mund të përdoret një ditë të tërë, nëse nuk është krijuar lagështi në të apo nuk është dëmtuar.Kjo maskë mund të përdoret edhe ditët në vijim duke pasur kujdes që mos të preket me duar në pjesën e përparme në mënyr që mos të kontaminohet. Kjo maskë mund të përdoret prap nëse gjendja e saj është komplete. Disa supozues shkruajn që lejohet të përdoret vetëm dy orë por nuk është ë saktë

Si dallohen FFP maskat?

FFP maskat janë të kontrolluara dhe të liqencuara në Evropë dhe këto janë maska me norma të veqanta të cilat kanë 3 faza të mbrojtjes FFP1, FFP2, FFP3. Institucionet shëndetësore rekomandojnë personelit mjeksor përdorimin e maskave FFP2. Maskat mbrojtëse në operacion dallohen shum nga maskat e mbrojtjes së frymarrjes. Maskat e operacionit mbrojn nga bakteriet në ambient të cilat depërtojn nga hunda dhe goja kurse maskat mbrojtëse të frymarrjes mbrojn nga partikujt më të

vegjël dhe nga substancat dëmtuese si virusët,bakteriet dhe mikro organizmat tjerë.

A është i rrezikshëm për shëndetin përdorimi i gjatë i këtyre maskave?

Të gjitha maskat të cilat ne duhet përdorur jan të detikuara për një përdorim të shkurtër. Mbajtja e gjatë e tyre mund të shkakton allergji, pengesa në frymëmarrje, rikthimin e dioksidit të karbonit në mushkëri etj. Tek personat e sëmuar me probleme kardiorespiratorike, mund të shkaktoj sulme dekompensative deri te alivanosjet asfiksive.

Përdorimi i gjatë i maskave kërkon kujdes të veqant. Njerëzit me shëndet të dobët dhe femijët duhet të hiqet maska cdo orë apo gjysëm ore nga fytyra që të ketë mushkërija mundësi furnizimi me oksigjen.

 

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK