Infektuar: 15142
Shëruar: 12674
Vdekur: 615
Zërat
Çağrı Sakar
Çağrı
Sakar

Organizata terroriste fetullahiste (FETO) është kërcënim edhe për Kosovën

Zërat July 15, 2020 - 10:02
Ambasador i Republikës së Turqisë në Prishtinë

Kaluan katër vjet nga përpjekja për grusht shtet e 15 korrikut, e cila është ndër sulmet më të përgjakshme terroriste në Turqi.

Falë guximit të qindra mijëra qytetarëve tanë të cilët mbrojtën demokracinë duke i dalë ballë tankeve, aeroplanëve dhe helikopterëve ushtarake, ne e mposhtëm këtë sulm të pabesë, të organizuar nga Organizata Terroriste FETO. Falë mbështetjes së dhënë rezistencës demokratike, ushtarët dhe policët tanë të cilët refuzuan të marrin pjesë në anën e tradhtarëve, si dhe qëndrimi i udhëheqësve tanë politikë, veçanërisht Presidentit Erdogan, ne e ndaluam grusht shtetin, mbrojtëm demokracinë tonë, vendin tonë dhe popullin tonë.

Ne çdo 15 korrik e përkujtojmë si "Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar". Sot përkulemi me respekt përballë kujtimit të çmuar të 251 dëshmorëve heronj, si dhe 2000 veteranëve të këtij sulmi të pabesë. Me zë të lartë e bërtasim se nuk njohim forcë më të madhe se ajo e vullnetit të popullit dhe kurrë nuk do të heqim dorë nga arritjet tona demokratike. Edhe një herë, mallkojmë të gjitha organizatat terroriste, përfshirë FETÖ, që synojnë t'i japin fund sundimit të ligjit dhe të shkelin duke filluar nga e drejta e të jetuarit të gjitha drejtat e njeriut. Me guximin që morëm nga epopeja e demokracisë së shkruar nga populli turk natën e 15 korrikut, ne deklarojmë edhe një herë se do t'i rezistojmë me vendosmëri të gjitha llojeve të sulmeve terroriste për të mbrojtur vendin tonë, shtetin tonë dhe popullin tonë.

Në historinë tonë asnjëherë nuk kishte ndodhë një brutalitet i ngjashëm si e asaj të cilën e shfaqën terroristët e FETO-së në natën e 15 korrikut 2016. Parlamenti ynë, Presidenca, Organizata e Inteligjencës Kombëtare dhe Policia u bombarduan me aeroplanët tanë luftarak, tanket tona u drejtuan mbi njerëzit tanë, dhe njerëzit tanë që dolën për të mbrojtur demokracinë tanë u martirizuan me zjarrin e hapur nga helikopterët tanë. Aq bomba të fuqishme u hodhën me avionë luftarakë në Qendrën tonë të Operacioneve Speciale të Policisë në Gölbaë, Ankara, saqë nuk ishte e mundur të arrihet në kufomat e 51 policëve që ranë dëshmorë. Nuk është e mundur të fshihet nga kujtesa e popullit turk, kjo tradhti që e shfaqi në mbrëmjen e 15 korrikut rrjeti i FETO-së të cilët përtej radikalizmit thuajse të robotizuar, keqpërdorin fenë ashtu sikurse DEASH dhe Al-Kaeda.

Edhe pse përpjekja e dështuar e grushtit të shtetit të 15 korrikut është krimi më i përgjakshëm i kryer nga FETO, në thelb është vetëm pjesa e dukshme e ajsbergut. Dosja kriminale e rrjetit të ndotur të FETO është mjaft e fryrë. Nuk duhet të harrohet se përpjekja e grushtit të shtetit të 15 korrikut u krye sepse kërcënimi i paraqitur nga FETÖ ishte kuptuar dhe kishin filluar të ndërmerren masat kundër kësaj organizate.

Në hetimet dhe gjykimet që janë kryer në katër vitet e fundit në lidhje me strukturimin e FETO-së, janë identifikuar gjetjet që zbulojnë detajet e shumë krimeve që ka bërë organizata terroriste me vite, si dhe janë identifikuar anëtarët e fshehur të organizatës dhe aktivitetet e tyre të inteligjencës. Është kuptuar që sistemi i komunikimit të koduar, aplikacioni Bylock, i cili kishte 250 mijë përdorues nga kjo organizatë terroriste, është përdor për të kryer aktivitete zbulimi, dhënie ryshfet, korrupsion në provime, pastrim parash, vendosje të paligjshme të njerëzve në pozicione kritike dhe për të falsifikuar dokumente.

FETO e cila fsheh natyrën e vërtetë dhe krimet e saja nën maskën e një lëvizjeje arsimore dhe bamirëse për vite kishte indoktrinuar militantet e saj në kurse-shkolla-konvikte të cilët me metoda të jashtëligjshme si ajo e vjedhjeve të pyetjeve të provimeve duke i vendosur në pothuajse në të gjitha institucionet, veçanërisht si ushtria, policia, gjyqësori, banka kritike, institucionet të komunikimit dhe IT si dhe për të siguruar që militantët e FETO-së të ngriten shpejt në nivele më të larta të këtyre institucioneve, përmes militanteve të tyre në polici dhe gjyqësor përgatiten prova të rreme kundër njerëzve të pafajshëm dhe si rezultat mijëra ushtarak, polic dhe burokrat u përjashtuan nga puna u dënuan me burg për krimet që në fakt nuk ishin kryer kurrë.

Kjo organizatë terroriste, e cila i financon të gjitha këto aktivitete me metoda të ndyra, përfshirë bankat, kompanitë, organizatat e shoqërisë civile dhe mediat e saja, si dhe përmes pastrimit të parave dhe keqpërdorimeve në tenderë, gjithashtu ka përbërë një strukturë serioze të inteligjencës, ku përmes militantëve të saj në administratë,për të i kërcënuar ose eliminuar në të ardhmen, duke filluar nga udhëheqësit më të lartë shtetëror, të mijëra njerëzve u janë përgjuar zyrat, shtëpitë dhe telefonatat në mënyra të paligjshme, iu janë ruajtur pamjet dhe zërat e tyre në mënyrë që të i përdorin ato duke i fabrikuar për qëllimet e tyre të ndyra.

Të dashur miq kosovarë,

Arsyeja që unë solla në vëmendjen tuaj të gjitha këto pika është ekzistenca e rrjetit të krimit FETO edhe në vendin tuaj, i cili është nën maskën e një fetari të diplomuar vetëm nga shkolla e mesme dhe dëshiron që të formësoj botën ënë përputhje me pamjet e tij të çoroditura, por edhe pretendon se është “Mehdiu”.

Përmes procedurave hetimore dhe gjykimeve Turqia ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme kundër kësaj organizate që nga 15 korriku 2016. Brenda kornizës së sundimit të ligjit, administrata shtetërore u pastrua nga militantët e kësaj organizate. U shkatërrua struktura paralele e shtetit që ata ndërtuan me shumë konfidencialitet ndër vite. Gjithashtu u shkatërruan burimet financiare të aktiviteteve terroriste të organizatës, dhe iu dha fund institucioneve mediale dhe shoqërisë civile të cilat i kishte nën kontroll.

FETO të cilës ia thyem boshtin kurrizor me masat që morëm në Turqi, zhvendosi strukturimin e organizatës jashtë vendit. Organizata terroriste e cila mbi 100 vende përmes rrjetit të saj të shkollave, konvikteve, spitaleve, kompanive, shoqërive civile dhe mediat të cilat janë burime të miliardë dollarëve që i posedon , duke i futur ato në funksion u përpoqën të shpifnin për Turqinë duke shtrembëruar masat e domosdoshme të cilat i morëm për të mbrojtur demokracinë, shtetin dhe njerëzit tanë. Sidoqoftë, nuk ka asnjë garanci që krimet e tyre në Turqi ata nuk do i të përsëriten në vendet e tjera të botës, veçanërisht në Kosovë.

Në të kaluarën, saktësisht siç ishte në Turqi, kjo organizatë e cila kishte fshehur veten pas maskës "të vepruarit në përputhje me ligjin" përmes masave të paimagjinueshme për mashtrime të ndjekësve të saj, përmes aktiviteteve të militantëve të tyre në institucionet publike si policia dhe gjyqësori, asaj të mediave dhe organizatave të shoqërisë civile mund të vonoj që të kuptoni kërcënimin e kësaj organizate terroriste në vendin tuaj. “Shoku i thotë të hidhurat”. Përvojën e keqe të cilën e përjetoi Turqia sigurisht se do të ishte e dobishme që të gjitha vendet duke u nisur nga Kosova ku në një mënyrë FETO vazhdon aktivitetet e saj, të shqyrtojnë në aspektin e sigurisë së tyre. Ne sinqerisht besojmë se një armik i Turqisë nuk mund të jetë miku i Kosovës. Ne do të vazhdojmë të paralajmërojmë të gjithë miqtë tanë për kërcënimin terrorist të ekspozuar nga FETO. Jemi të lumtur se shohim që ditë që po kalon që ndërgjegjësimi për këtë strukturë terroriste po rritet. Njerëzit kanë filluar të kuptojnë për strukturën e ndyrë dhe të fshehur pas maskës së lëvizjes arsimore. Agjencitë e inteligjencës së shumë vendeve janë fokusuar në këtë organizatë terroriste të gjeneratës së re, vende dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë filluar të shpallin FETO-në organizatë terroriste.

Në këtë kontekst, jemi të lumtur që shkollat ëdhe kurset lidhur me FETO-n janë mbyllur në 38 vende deri më tani; në 20 vende shkollat e tyre janë bartur tek Fondacioni Maarif i Turqisë, në vende të ndryshme militantët e kësaj organizatë të cilët po fshihen pas një identiteti te pafajshëm ekstradohen në Turqi për t’u gjykuar. Përveç atyre që janë ekstraduar në vende të treta, mbi 120 pjesëtar të FETO-së nga 20 shtete janë ekstraduar për në Turqi.

Do të dëshiroja të ndaj me krenari që Fondacioni jonë Maarif ka hapur shkolla në 22 vende, përfshirë këtu edhe Kosovën. Tashmë vetëm se e dini që vetëm shkollat e Fondacionit Maarif posedojnë mbështetjen e Republikës së Turqisë.

Në këtë kontekst, urojmë që miqtë kosovarë të marrin mësim nga Turqia e cila bëri gabime pa e ditur natyrën e vërtetë të kësaj organizate, të ndërmerren hapat e nevojshëm që Kosova të mos bëhet një strehë e sigurt për këta terroristë dhe të parandalojë dëmet që do të shkaktohen nga kjo organizatë dhe parandalojë që fëmijët e Kosovës të shndërrohen në armiq të Kosovës.

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK