Veseli: Qeveria ime do të përbëhet nga vajza e djem të rinj, profesionistë dhe pa aktakuza

Veseli: Qeveria ime do të përbëhet nga vajza e djem të rinj, profesionistë dhe pa aktakuza

Zgjedhjet 2019 shtator 10, 2019 - 12:01
detajet

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se lista e kandidatëve për deputetë e partisë që drejton ai përfaqëson denjësisht qytetarët e Kosovës.

“Është lista e besimit dhe guximit për të vepruar për reformat e mëdha që duhet të ndodhin në vendin tonë. E kemi bërë me shumë kujdes të veçantë këtë listë dhe u kemi dhënë hapësirën më të madhe kuadrove të reja që i janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës”.

“Nëse e analizoni me vëmendje, në listën e PDK-së janë 68 kandidatë për deputetë që garojnë për herë të parë dhe janë mbi 40 kandidatë të moshës së re. Pastaj, kemi një përfaqësi shumë cilësor të grave. Ajo çfarë është më e rëndësishmja, në listën e PDK-së nuk është asnjë kandidat për deputetë që ka aktakuzë për korrupsion, nepotizëm apo keqpërdorim të detyrës zyrtare, një zotim që e kam dhënë tash e disa muaj”, ka deklaruar Veseli.