'Rokadat' e Vetëvendosjes dhe të PSD-së

'Rokadat' e Vetëvendosjes dhe të PSD-së

Zgjedhjet 2019 shtator 11, 2019 - 11:58
Detajet

Për zgjedhjet e parakohshme, që do të mbahen më 6 tetor, të gjitha subjektet politike në vend i kanë bërë gati listat e kandidatëve që do të garojnë për deputetë. Mirëpo në këto lista mungojnë shumë figura kyçe të partive, të cilat për qejf ose zor janë tërhequr nga gara zgjedhore. shkruan Gazeta 'Zëri'. 

Disa për arsye personale, disa për shkak të vendimeve të partisë e disa të tjerë për shkak të akuzave për “Korrupsion” e vepra të tjera, nuk do ta kenë mundësinë e marrjes së mandatit të deputetit në zgjedhjet e ardhshme

Në këto zgjedhje parlamentare, ndryshe nga të kaluarat, Lëvizjes Vetëvendosje do t’i mungojnë disa figura të rëndësishme të partisë, të cilët pas zgjedhjeve të fundit u larguan nga ky subjekt politik.

Përveç 12 deputetëve të larguar nga Vetëvendosja, në legjislaturën e ardhshme Vetëvendosjes do t’i mungojë edhe ish-deputeti i saj Adem Mikullovci, shkruan më tutje Gazeta "Zëri". 

Në anën tjetër 10 nga 12 deputetët e dalë nga Vetëvendosja, të cilët tashmë janë pjesë e Partisë Socialdemokrate, do të garojnë për deputetë në zgjedhjet parlamentare.

Prej tyre Aida Dërguti dhe Faton Topalli për arsye personale nuk do të jenë kandidatë për deputetë të PSD-së, e cila tashmë ka koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. /ZERI