Haradinaj prezanton nëntë anëtarët e rinj të AAK-së

Haradinaj prezanton nëntë anëtarët e rinj të AAK-së

Zgjedhjet 2019 shtator 11, 2019 - 13:13
Detajet

Profesor, juristë, politolog dhe specialist të sigurimeve i’u bashkuan sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur kreu i partisë, Ramush Haradinaj.

Ai përmes një postimit të tij ka prezantuar nëntë anëtarët rinj duke thënë se AAK po shëndrrohet në adresën kryesore për angazhimit politik.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shndërruar në adresën kryesore të angazhimit politik të profesionistëve të dëshmuar. Pata kënaqësinë t’i mirëpres sot, profesorin universitar Dr. Islam Musliu, juristët Mentor Seferi, Arbnora Avdiu, Raza Lajqi dhe Memli Seferi, politologet Drita Pajaziti, Sabile Krasniqi e Arnesa Sahiti, si dhe Albin Zhuniqin, specialist i sigurimeve, të cilët iu bashkuan vizionit të Aleancës dhe ofertës më serioze, që garanton jetësimin e konceptit 100% shtet” ka shkruar Haradinaj.