Tahiri: Ftesa e Hagës për Haradinajn na befasoi
FOTO: Laura Hasani

Tahiri: Ftesa e Hagës për Haradinajn na befasoi

Zgjedhjet 2019 September 11, 2019 - 16:03
detajet

Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si dhe Koordinatori Nacional i Reformës Shtetërore në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se partia në të cilën ai bën pjesë ka qenë e befasuar me ftesën nga Haga që e mori kreu i partisë Ramush Haradinaj. Megjithatë sipas Tahirit AAK-ja ka formuar një strukturë të fortë politike e që bërë që kjo parti të jetë e gatshme edhe për zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan “Zëri.info”.

“Këto janë zgjedhje të parakohshme që nënkupton që secila parti pak a shumë ishte e befasuar për shkak se edhe ne kemi qenë të befasuar me ftesën që i erdhi kryeministrit Haradinaj nga Haga. Megjithatë AAK-ja viteve të fundit ka krijuar një strukturë të fortë politike për shkak se udhëheq me 7 komuna, dhe në 7 komuna të tjera është në bashkëqeverisje, në të njëjtën kohë argumentet që i kemi dhënë në Qeveri, i kanë dhënë energji dhe motiv shtesë për tu përgatitur për këto zgjedhje, përkundër faktit që është një periudhë kohore e shkurtër në raport me zgjedhjet e rregullta, prapë se prapë”, ka thënë ai.

Tutje sekretari i AAK-së e ka cilësuar këtë parti si strukturën më të përgatitur për këto zgjedhje.

“AAK-ja është struktura më e përgatitur dhe më organizative që mund ta prodhoj një rezultat shumë të mirë”, ka thënë Tahiri për “Zërin”. /ZËRI

 

 

Të rekomanduara