Tahiri: Vijat e kuqe i bën partitë  ‘horë’
FOTO: Laura Hasani

Tahiri: Vijat e kuqe i bën partitë ‘horë’

Zgjedhjet 2019 shtator 11, 2019 - 16:15
detajet

Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, gjatë një interviste për gazetën ‘Zëri”, ka folur për vijat e kuqe të cilat subjektet politike po ua vendosin njëra tjetrës. Sipas tij këto vija të kuqe po i bëjnë horë partitë, përcjell ‘Zëri.info”.

“Ne kemi vija të kuqe për tema. Ne kemi qenë shumë të zëshëm kundër shkëmbimit të territoreve dhe si rrjedhojë kushdo që e promovon këtë ide që është ide shkatërruese për Kosovën e ka vijë të kuqe. Kosova tashmë i ka tejkaluar këto vijat e kuqe kjo është më shumë një diskutim që lidhet më shumë me një diskurs publik, sepse thënë të drejtën me këto vija të kuqe partitë u bënë "horë". Ju e dini që në qeverinë e kaluar 6 muaj ditë kemi pasur VLAN, dhe në fund është bërë PDK-LDK dhe ai koalicion e prodhoj presidentin Hashim Thaçin”, ka thënë ai. /ZËRI

Lexo edhe Tahiri hedh ‘topin’ tek qeveritë e kaluara për rritjen e numrit të ministrave
Zgjedhjet 2019 shtator 11, 2019