Nëna e Valdrin Sahitit ia mësyn garës për deputete

Nëna e Valdrin Sahitit ia mësyn garës për deputete

Zgjedhjet 2019 September 12, 2019 - 21:42
Detajet

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare kanë shtyrë figura të fushave të ndryshme që t’ia mësyjnë garës për deputetë të Kuvendit të Kosovës, raporton zeri.info.

Një rrugë të tillë ka zgjedhur edhe Kumrije Sahiti, e cila është nëna e kreatorit të njohur kosovar Valdrin Sahiti.

Kështu kanë bërë të ditura burime të zeri.info, të cilat kanë thënë se Kumrije Sahiti ka zgjedhur listën e LDK-së për t’iu bashkuar, gjegjësisht për të qenë kandidate për deputete nga ky subjekt politik.

Image

Kumrije Sahiti aktualisht është Drejtoreshë e Kompanisë “Valdrin Sahiti” në Prishtinë.

Zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen më 6 tetor të këtij viti. Për këto zgjedhje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar gjithsej 25 subjekte politike./Zeri

Të rekomanduara