Rexhep Selimi: Qeveria dhe Komisioni janë fajtorë për listat e veteranëve

Rexhep Selimi: Qeveria dhe Komisioni janë fajtorë për listat e veteranëve

Zgjedhjet 2019 September 12, 2019 - 21:45
detajet

Kandidati për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se problemet për veteranët derivojnë nga ligji i papërshtatshëm për luftën e UÇK-së.

Selimi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë ka thënë se qeveria e Kosovës kishte krijuar një komision për verifikim të listave dhe sipas tij i njëjtë komision kishte vërejtur se kishte fryrje të listave.

“Në vend që ky komision ta “krasitë” atë listë, ka barë të kundërtën duke dyfishuar atë numër ashtu të fryrë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-deputeti i Vetëvendosjes thotë se përgjegjësi kanë ata që janë marrë me atë punë por sipas tij përgjegjësisë nuk mund t’i ikin as ata që kanë dëshmuar rrejshëm apo kanë ofruar dokumente të rrejshme për të përfituar benificione financiare nga statusi i veteranit.

Selimi thotë se me ligjin aktual nuk ka një përkufizim të mirëfilltë për veteranin e UÇK-së.

Sipas tij pikërisht ky boshllëk po i mundëson dikujt të manipulojë me statusin e veteranit.

Të rekomanduara