Musliu: PDK nuk është duke bërë hajgare me qytetarët

Musliu: PDK nuk është duke bërë hajgare me qytetarët

Zgjedhjet 2019 September 12, 2019 - 21:49
detajet

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se PDK ka plan konkret për luftën kundër korrupsionit dhe kjo nuk do të mbetet vetëm premtim.

Sipas saj, PDK gjithherë u ka dalë përballë sfidave të Kosova dhe, edhe kësaj radhe, krahas zhurmës së krijuar ndaj këtij termi, PDK i ka dalë përballë korrupsionit.

”Qytetarët e Kosovës duhet t’i besojnë PDK-së sepse PDK një premtim që e ka dhënë në fushatë çdoherë edhe e ka realizuar. Askush s’ka besuar atëherë për premtimin që e ka bërë PDK për rritjen e pagave dhe e ka bërë rritjen e pagave. Askush s’ka besuar atëherë kur PDK gjatë kohës sa ishte në opozitë, premtoi se do ta shpallë Pavarësinë e Kosovës dhe kjo u realizua, askush nuk ka besuar atëherë se Kosova do të ketë ushtrinë kur e premtoi PDK-ja, dhe kjo u bë”, ka thënë Musliu në Klan Kosova.

Ajo ka shtuar se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka treguar se partia e tij ka plan konkret për luftimin e korrupsionit dhe se nuk është duke bërë hajgare me qytetarët.

“Ata që besojnë se nuk ekziston korrupsioni s’mund ta luftojnë atë. Jemi pajtuar dhe e kemi pranuar se Kosovën po e shkatërron korrupsioni. Do ta mundim këtë luftë që është bërë kancerogjene për këtë vend”, ka shtuar tutje ish-deputetja e PDK-së.

Të rekomanduara