Xhafer Tahiri i LDK-së ka një informacion për Kadri Veselin

Xhafer Tahiri i LDK-së ka një informacion për Kadri Veselin

Zgjedhjet 2019 September 14, 2019 - 16:32
Detajet

Kryetari i komunës së Vushtrrisë i cili njëheresh është edhe kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, i ka bërë thirrje PDK-së dhe Kadri Veselit që ta ndalin fushaten shantazhuese dhe kërcenuese që po zhvillojnë në qytetin e Vushtrrisë.

Xhaferi ka treguar se Emin Selaci, familja Hoxha dhe Podvorica nuk kanë kaluar në PDK siç pretendon kjo parti. Ai përmes një njoftimi në ‘Facebook’, ka shkruar se familja Selaci, Hoxha, Podvorica dhe Miftari deklarojnë se kurrë nuk do të jenë pjesë e një partie që “deklaron” që do ta luftoj korrupsionin një dukuri që PDK e ka instaluar vet në Kosovë.

“LDK-Dega në Vushtrri deklaron se nderi i qytetit z.Emin Selaci dhe familjet Hoxha, Miftari dhe Podvorica nuk kanë kaluar në PDK siç pretendon kjo parti.
I bëjmë thirrje Kdriut e PDK-së që të ndalin fushaten shantazhuese dhe kercenuese që po zhvillojnë në qytetin e Vushtrrisë, sidomos ndaj familjeve e personaliteteve me dinjitet të lartë në Vushtrri.

Familja Selaci, Hoxha, Podvorica dhe Miftari deklarojnë se kurrë nuk do të jenë pjesë e një partie që “deklaron” që do ta luftoj korrupsionin një dukuri që PDK e ka instaluar vet në Kosovë.
I bëjmë thirrje edhe gazetareve e medieve që për hirë të etikës profesionale e gazetareske të mos etiketohen familje të tëra nga lajme të rrejshme!”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri gjithashtu ka shkruar se qytetarët e Vushtrrisë me 6 tetor, do ta ndëshkojnë Kadriun e SHIK e të PDK-së për këtë fushatë shantazhuese.

“Aderimet individuale, janë e drejtë individuale kushtetuese, nëse ka të tilla, duhet të theksohen me emër e mbiemër por asesi si familje në tërësi.
LDK në Vushtrri deklaron se fitorja me Vjosën kryeminstre është e pandalshme. Qytetarët e Vushtrrisë me 6 tetor, do ta ndëshkojnë Kadriun e SHIK e të PDK-së për këtë fushatë shantazhuese e me shpifje të ulta!”, ka përfunduar Tahiri.

Të rekomanduara