Haradinaj: 6 tetori do të jetë referendum për vendimet që u morën kundër Serbisë

Haradinaj: 6 tetori do të jetë referendum për vendimet që u morën kundër Serbisë

Zgjedhjet 2019 September 15, 2019 - 11:55
Detajet

Kandidati i AAK-së, Daut Haradinaj gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në tri fshatra të Kosovës nga ku ka thënë se pati mikpritje të përzemërt e “tepër shqiptare”.

Haradinaj nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka thënë se në këto vende pati interesim të jashtëzakonshëm për shtet 100%.Ka thënë se në Malishevë fitorja është e sigurt.

“Sovrani po e vërteton se 6 tetori është referendum për shumë vendime që u morën nga Qeveria e Kosovës në raport me shtetin tonë dhe përball Serbisë”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Po e mbylli këtë ditë në një vend tepër të rëndësishëm për mua, ishim në Llozicë, Mleqan, Balincë.

Nga kjo mikpritje e përzemërt dhe tepër shqiptare që na ofruan, nga ky interesim i jashtëzakonshëm për Shtet 100%, fitorja është e sigurtë në Malishevë dhe e Fatmir Shurdhës si kandidat i kësaj zone.

Mirënjohje e veçantë per nikoqirët dhe për kandidatët e koalicionit AAK-PSD.

Sovrani po e vërteton se 6 tetori është referendum për shumë vendime që u morën nga Qeveria e Kosovës në raport me shtetin tonë dhe përball Serbisë.

Respekt për Malishevën.

Të rekomanduara