Pacolli tregon se cilat janë aderimet e reja në AKR

Pacolli tregon se cilat janë aderimet e reja në AKR

Zgjedhjet 2019 September 16, 2019 - 14:33
detajet

Aleancës për Kosovën e Re sot iu bashkuan pjesëtarët e familjes Jashari nga Prekazi, të afërt të komandantit legjendar Adem Jashari.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook.

Ai tha se bëhet fjalë për avokatin e mirënjohur Hasan Jashari, vëllain e tij Dibran Jashari, udhëheqës i Zyrës së punësimit në Skenderaj, si dhe 15 veta tjerë, anëtarë të familjeve të tyre.

“Gjithmonë kënaqësi të jem në mesin e njerëzve që luftuan për lirinë e Kosovës. Me këtë rast të gjithë u pajisen me kartelat partiake të AKR-së. Me Aleancën Kosova e Re do t’i japim vlerë lirisë!”, shkruan Pacolli.

Image

Image

 

Të rekomanduara