Makolli: Duhet që të bëhet depolitizimi i arsimit në Kosovë

Makolli: Duhet që të bëhet depolitizimi i arsimit në Kosovë

Zgjedhjet 2019 September 16, 2019 - 22:02
Detajet

Vesel Makolli nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, ka folur për çështjen e arsimit në Kosovë, duke thënë se duhet të ndalet politizimi i arsimit.

“Për të ndalë këtë degradim duhet të angazhomi që të depolitizojmë arsimin”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Makolli ka thënë se çdo parti nuk e ka pasë primare çështjen e arsimit, por atë të partisë.

“Çdo parti e ka  pas primare çështjen e partisë e jo arsimin. Drejtorët janë emëruar pa u kanë meritorë për atë pozitë të punës”, ka thënë ai

“Kurikulat e Gizit gjerman ato në praktikë nuk janë apliku, duhet të angazhohemi që këto kurikula të praktikohen”, ka thënë ndër të tjera.

Po ashtu, ai ka thënë se personeli arsimor duhet të punojë punën më përkushtim sepse varet e ardhmja e fëmijëve por edhe e popullit tonë.

Të rekomanduara