Kurti: Le të ecë Lumezi, që të kthehet Elezi

Kurti: Le të ecë Lumezi, që të kthehet Elezi

Zgjedhjet 2019 September 16, 2019 - 22:07
Detajet

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur edhe për largimin e prokurorit Elez Blakajt nga Kosova për shkak të kërcënimeve. Ai ka thënë se ai nuk pati përkrahje të kolegëve si dhe sulmi i institucioneve ndaj tij ishte i paprecendent.

“Basketbollisti Lumezi nuk reagoi për sulmin ndaj prokurorit Blakaj”, ka thënë Kurti.

“191 kolegë të tij heshtën për sulmin e ish-kryeministrit ndaj Blakajt. Po të ishte Lumezi vetëm 5 minuta kryeprokurorë ne do duhej të ishim tani në këto momente duke shikuar lajmet. Por ai nuk është kryeprokurorë i shtetit, ai është vegël”

Më pas Kurti ka thënë në T7 se do punojnë që të shkarkojnë Lumezin. Ai madje bëri një lojë me fjalë që të tregonte se si Elez Blakaj do kthehej në Kosovë në momentin kur do shkarkohet Aleskandër Lumezi.

“Le të ecë Lumezi që të kthehet Elezi”, ka thënë Kurti.

Të rekomanduara