Çaushi: Sistemin arsimor në vend e konsideroj të kalbur – arsimi i lartë publik duhet të jetë falas

Çaushi: Sistemin arsimor në vend e konsideroj të kalbur – arsimi i lartë publik duhet të jetë falas

Zgjedhjet 2019 September 16, 2019 - 22:29
Detajet

Driton Çaushi nga koalicioni AAK-PSD, ka thënë se sistemi arsimor që është ndërtuar për 20 vjet ka shumë probleme.

“Problemet e një sistemi të arsimit që unë e konsideroj, nuk duhet të fillojmë t’i trajtojmë nga cilësia e trajnimeve. Në Kosovë janë punësuar shumë mësimdhënës në vazhdimësi pas lufte të cilët nuk janë të aftë për vendin e punës”, ka thënë Çaushi.

“Ata edukojnë nxënës në mënyrë jocilësore. Këta nxënës shkojnë në studime, ku janë pjesë e auditorëve ku shumë nga mësimdhënësit e tyre janë pranuar pa kritere në vendin që mbajnë. Këta studiojnë në Edukim ku ka lënguar dhe përfundojnë  në sistemin arsimor”.

“Si mund të flasim për cilësinë e trajnimeve ku kemi shumë probleme kaq thelbësore në mënyrë se si është ndërtuar sistemi i arsimit për gjithë këto 20 vjet”.

“Sot mund të konstatojmë se më në fund është shpërfaqë ajo që është ndërtuar në mënyrë të prapët në sistemin arsimor. Nuk mund të pajtohem se ka diversitet akademik”, ka thënë Çaushi duke folur për sistemin e lartë në arsim”.

Çaushi në Zonën Zgjedhore ka thënë se si koalicion e kanë në plan që arsimit e lartë të bëjnë pa pagesë.

“Arsimi i lartë publik duhet të jetë falas. Këtu kemi gjetur pajtueshmëri edhe me partnerin e koalicionit. Pesha më e madhe bie në nivelin e Master. Është vlerë e përballueshme për buxhetin e Kosovës por është e papërballueshme për studentët sidomos studentët cilësorë”.

“Fakulteti i Edukimit duhet të ketë një trajtim të veçantë. Duhet të ketë një rritje të kuadrit të testimit të nxënësve që kanë ambicie për të studiuar në këtë fakultet. Testimi duhet të jetë më rigoroz”.

Të rekomanduara