Shala i PDK-së: Rënia e cilësisë së arsimit nisi pas luftës kur me të priu LDK-ja

Shala i PDK-së: Rënia e cilësisë së arsimit nisi pas luftës kur me të priu LDK-ja

Zgjedhjet 2019 September 16, 2019 - 22:43
Detajet

Muzafer Shala nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se ky subjekt partiak ka prioritet cilësinë e arsimit në Kosovë.

Shala theksoi që krahas kësaj fokus të veçantë do të ketë edhe analiza e tregut të punës, për të orientuar më saktë nxënësit në atë se çfarë profesioni duan të ushtrojnë në të ardhmen, njofton Klan Kosova.

”Nga Ministria e Arsimit shifrat janë se 28,755 nxënës që kanë përfunduar klasën e 11 dhe prej tyre 2359 janë me sukses shumë mirë dhe 2682 janë me sukses të shkëlqyeshëm. Ky numër me shumë mirë dhe shkëlqyeshëm dalin diku 17% nga klasa e 12-të”.

”Ne si Ministri e Arsimit dhe si PDK e kemi parë që ky është një numër shumë i mirë i nxnënësve, po bëhet fjalë për gjimnazet natyrore. Ne kemi menduar ta kemi një analizë të tregut të punës për të parë se cilat janë nevojat e  tregut të punës. Sepse është një çorientim pasi nxënësit e shkollave të mesme jo gjithmonë janë të informuar dhe e dinë se ku shkojnë apo çka studiojnë”.

”Një nga prioritetet tona në mandatin e ardhshëm në Qeveri është analiza e tregut të punës. Kemi po ashtu edhe akterët privat që kanë një rol të veçantë në arsimin e lartë. Pjesa tjetër që ne mendojmë është pjesa e forcimit të komponent së hulumtimeve. Kjo është një mënyrë për të rritur gjasat që universitet tona të jenë konkurentë”.

Shala në Zonën Zgjedhore komentoi edhe cilësinë e arsimit, duke thënë se LDK priu me këtë sektor ndaj dhe ”nga aty nisi e keqja”.

”Kemi probleme edhe me mësimdhënës. Për të zgjidhur problemin duhet trajnuar mësimdhënësit që dijnë t’i implementojnë kurrikulat. Nuk mund të adresoheni vetëm tek PDK sepse menjëherë pas luftës LDK ka prirë me arsimin dhe prej aty ka filluar e keqja për të pasur ramje tek cilësia e arsimit. Kjo mund të shkojë duke marrë kurrikula që implementohen edhe tek shkollat e mesme por edhe në universitete, e të tillat janë të standardit britanez. Ne duhet ta kemi shumë të qartë se çfarë po duam të shkojmë këta nxënës. Kur jemi tek testet e maturës, do të shohim nëse kanë qenë literaturat në përputhje me testet e maturës”.

Të rekomanduara