Kurti: LDK-ja nuk bëri koalicion me ne nga frika prej PDK-së

Kurti: LDK-ja nuk bëri koalicion me ne nga frika prej PDK-së

Zgjedhjet 2019 September 16, 2019 - 22:55
Detajet

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes dhe njëkohësisht kreu i saj, Albin Kurti ka thënë se dëshira e LDK-së që të vijnë me ta ngelej mbrapa nga frika e tyre prej PDK-së.

“LDK-ja nuk merrnin vesh kur thosha ta bëjmë koalicionin parazgjedhor”, deklaroi Kurti.

Derisa ai nuk fshehu optimizmin të shkonte para koalicioni LDK-VV, por sipas Kurtit, LDK-ja frikësohej nga PDK’ja për një koalicion parazgjedhor.

“Unë kisha optimizëm të shkonim para, por dëshira e tyre që të vijnë me neve, ngelej mbrapa nga frika e tyre prej PDK-së”, tha Kurti në T7.

Të rekomanduara