Cili është mendimi i Kurtit për secilin kandidat për kryeministër

Cili është mendimi i Kurtit për secilin kandidat për kryeministër

Zgjedhjet 2019 September 16, 2019 - 23:19
Detajet

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes dhe njëkohësisht kreu i saj, Albin Kurti ka dhënë nga një vlerësim për secilin nga kandidatët për kryeministër.

Për Vjosa Osmanin ai tha se do të bëhet kryeparlamentare.

“Do të bëhet kryeparlamentare e Kuvendit të Kosovës”, tha ai në T7.

Ndërsa për Veselin ka thënë se është gabim që i ka hy politikës.

“Është gabim agjentët të hyjnë në politikë”

Sipas Kurtit, Haradinaj më shumë ka lakmi se sa zemërim.

“Më të madhe e ka lakminë se zemërimin”

E Fatmir Limaj sipas Kurtit nuk arriti ta ideologjizojë mospajtimin personal.

“Ka provuar ta ideologjizojë mos pajtimin personal, pa sukses”

Kurti në pyetjen se sa vota do t’i fitojë Vetëvendosja ai u shpreh i bindur duke thënë se VV-ja do t’i fitojë 250 mijë vota.

“Qerek milioni vota”, përfundoi Kurti.

Të rekomanduara