Pacolli premton rritje ekonomike prej tetë për qind dhe 60 mijë vende të reja pune

Pacolli premton rritje ekonomike prej tetë për qind dhe 60 mijë vende të reja pune

Zgjedhjet 2019 September 16, 2019 - 23:53
Detajet

Kandidati për deputet nga koalicioni Nisma-AKR-PD dhe njëkohësisht lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli ka premtuar rritje ekonomike 8 për qind dhe 60 mijë vende të punës.

Nëse koalicioni i tij bëhet pjesë e qeverisë së ardhshme, Pacolli tha se do të ketë rritje ekonomike prej 8%.

“Qeveria e ardhshme do të arrijë një rritje ekonomike prej 8 për qind”, ka thënë Pacolli.

E me këtë rritje ekonomike, Pacolli premton 60 mijë vende të punës.

“Me këto 8 për qind, nënkuptojmë 60 mijë vende të punës”, premtoi Pacolli.

Ai siguroi se Kosova ka resurse të mjaftueshme që të arrijë një rritje ekonomike prej 12 për qind.

Të rekomanduara