"Zëri" sjell risi në fushatën zgjedhore

Zgjedhjet 2019 September 17, 2019 - 10:14
Lexoni detajet!

Duke filluar nga data 25 shtator në ditën kur zyrtarisht nis fushata e partive politike për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, "Zëri" do të filloj intervistimin e kandidatëve për deputet që synojnë ta marrin këtë ulëse për herë të parë.

Pas intervistave të realizuara gjatë javëve të kaluara me zyrtar të lartë të partive, LDK, LVV, PDK, AAK-PSD dhe Nisma-AKR, tani mundësi t'i tregojnë prioritetet dhe synimet e tyre do të kenë kandidatët nga partitë politike që janë për herë të parë në garë për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ju ftojmë të na ndiqni çdo ditë nga ora 19:00 në faqen zyrtare në "Facebook" të "Zëri.info", dhe faqen zyrtare në "Radio Prishtina". Përpos kësaj intervistat do të mund t'i lexoni të plota në Gazetën "Zëri".

LEXO ME ZË!

Të rekomanduara