Kurti: Do t'i punësojë veteranët
FOTO: Laura Hasani

Kurti: Do t'i punësojë veteranët

Zgjedhjet 2019 September 17, 2019 - 11:41
Lexon detajet

Kandidati për kryeministër nga LVV Albin Kurti teksa u pyet se si do ta zgjidhë çështjen e fryrjes së listave të veteranëve tha se në Kosovë nuk  janë më shumë se 20 mijë veteranë. Tutje Kurti tha se do ua bëj zgjidhjen veteranëve duke i punësuar, raporton “Zëri.info”.

"S'ka më shumë se 20 mijë veteran. Unë jam për të i`u gjetur punë veteranëve. Ata janë të aftë për punë. Kjo që u bëhet është lëmoshë. Ata nuk kanë nevojë për lëmoshë. Dua t`i çlirojë çlirimtarët ata e kanë çliruar vendin", ka thënë Kurti./ZËRI

Të rekomanduara