Katër student i bashkohen AAK-së

Katër student i bashkohen AAK-së

Zgjedhjet 2019 September 17, 2019 - 12:06
Lexon detajet

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se katër studentë iu kanë bashkuar sot partisë së tij.

Haradinaj, përmes një postimi të tij, ka thënë se shumë të rinjë premtues po i bashkohen AAK-së, për të kontribuar që të vazhdohen punët e mëdha, për një Kosovë ekonomikisht të fuqishme.

“Shumë të rinjë premtues po i bashkohen konceptit të Aleancës 100% shtet, sepse duan të kontribuojnë që të vazhdohen punët e mëdha, për një Kosovë sovrane dhe ekonomikisht të fuqishme”.

“Kënaqësi e veçantë t’iu uroj mirëseardhje në AAK, ekspertëve të rinj dhe studentëve të dalluar, Erdan Sharani, ekspert i programeve softuerike, themelues i kompanisë “Zhurmë Entertainment”, djalë dëshmori me pesë martirë në familje; Artan Jaka, poashtu djalë dëshmori, ligjërues në fondacionin “BoneVet”, student i fakultetit të inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike; Arjan Ukmata, ligjerues i gjuhës angleze dhe Gjon Hili, student e përfaqësues i Këshillit Studentor të Fakultetit Filozofik, të cilët tek programi i AAK-së dhe udhëheqja e vendosur dhe zbatuese, shohin garancën për krijimin e kushteve që ata dhe gjithë të rinjtë e Kosovës të ndërtojnë jetët dhe karrierat e tyre profesionale në vend”, ka shkruar Haradinaj.

Të rekomanduara