Çfarë marrëveshje po kërkon Limaj me Serbinë para asaj përfundimtare

Çfarë marrëveshje po kërkon Limaj me Serbinë para asaj përfundimtare

Zgjedhjet 2019 September 17, 2019 - 17:44
Lexon detajet

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondah. Me të njëjtin është bërë e ditur se kanë biseduar për zgjedhjet e jashtëzakonshme, derisa, sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, ai ka thënë se bisedimeve duhet të ju paraprijë një marrëveshje midis shteteve për agjendën dhe parimet.

Limaj me  ambasadorin Grondahl sipas njoftim të dërguar për media u bë e ditur se kanë diskutuar për zhvillimet e tanishme në vend, zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit dhe sfidat që e presin qeverinë e ardhshme.

Derisa, sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Limaj ka thënë se për këtë cështje duhet konsensus sa më i gjerë dhe se dialogut të mundshëm duhet t’i paraprijë një marrëveshje mes dy shteteve për agjendën dhe parimet.

“Ambasadorin e falënderova për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe presim që ky bashkëpunim të thellohet në të gjitha fushat. Norvegjia është shtet mik i Kosovës e cila e ka ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit”, ka thënë Limaj.

Të rekomanduara