Haradinaj takon ambasadorin gjerman, flasin për zgjedhjet e 6 tetorit dhe procesin e dialogut

Haradinaj takon ambasadorin gjerman, flasin për zgjedhjet e 6 tetorit dhe procesin e dialogut

Zgjedhjet 2019 September 18, 2019 - 15:45
Detajet

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

Sipas njoftimit për media, Haradinaj, ka falënderuar ambasadorin gjerman për përkrahjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi, që nga paslufta deri në ditët e sotme në të gjitha fushat.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e vazhdimësisë së projekteve të të dyja vendeve, veçmas Parkun Inovativ Trajnues në Prizren, projekte në fushën e ekonomisë dhe rritjen e këmbimeve tregtare.

Ndër të tjerash, në njoftim thuhet se duke kujtuar zgjedhjet e jashtëzakonshme që mbahen më 6 tetor, kryeministri në detyrë, Haradinaj, ka përmendur faktin që Kosova ka treguar nivel të lartë demokratik me procesin e ri zgjedhor dhe faktin që si vend janë të përkushtuar për dialog dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, siç janë të orientuar në rrugën euro-atlantike dhe në partneritet të plotë strategjik me aleatët e Kosovës.

Nga ana e tij, ambasadori gjerman, Christian Heldt, e ka falënderuar kryeministrin në detyrë, Haradinaj, për bashkëpunimin, duke shprehur gatishmërinë që ky partneritet të vazhdojë edhe në të ardhmen. 

Të rekomanduara