Milaim Zeka do të intervistohet nga Prokuroria, shkak janë disa deklarata

Milaim Zeka do të intervistohet nga Prokuroria, shkak janë disa deklarata

Zgjedhjet 2019 September 18, 2019 - 16:21
Detajet

Milaim Zeka ka thënë mbrëmë se një parti ka dhënë 220 mijë euro për të blerë 6 mijë vota në Drenicë e për këtë deklaratë, ai do të merret në pyetje nga Prokuroria.

Prokuroria e Shtetit do ta intervistojë kryetarin e Partisë Euroatlantike, Milaim Zekën, pas deklaratës së tij të mbrëmshme në një emision televiziv, ku ka thënë se ka informacione që ka filluar blerja e votave në Drenicë dhe ka treguar si po bëhet kjo.

 “Milaim Zeka, do të ftohet nesër për dëgjim në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, për deklaratat e bëra në një emision televiziv ku deklaron se ka informata për blerje të votave në rajonin e Drenicës”, thuhen në një përgjigje të Prokurorisë së Shtetit për Express.

Ndërkaq, Zeka ka deklaruar se partitë e mëdha po japin miliona euro për fushatë dhe se ka filluar blerja e votave. Madje ka treguar një rast, ku sipas tij, një qytetar është kërcënuar se nëse nuk e fotografon votën, atëherë do të detyrohet të paguajë dyfish për të.

“Partitë e mëdha janë duke i dhënë milionat në fushatë. Ka filluar edhe blerja e votave, kemi informacion. Sot për shembull e kam një informacion që i kanë thënë njërit i ke 50 euro për një votë. Në qoftë se nuk na e fotografon voton, ke me i pagu 100 euro pas datës 6”, ka thënë Zeka.

Një rast tjetër, sipas Zekës, përfshin rajonin e Drenicës, ku një parti ka dhënë qindra mijëra euro për të blerë gjashtë mijë vota.

“Kemi informacion nga ndërkombëtarët se një parti politike në zyrën e saj në orën 2 të natës i ka paguar 220 mijë euro me i ble gjashtë mijë vota në Drenicë”, ka thënë kryetari i PEK-ut. 

Të rekomanduara