Vjosa Osmani nuk i flet ish-komandantit të Koshares që kaloi në PDK

Vjosa Osmani nuk i flet ish-komandantit të Koshares që kaloi në PDK

Zgjedhjet 2019 September 21, 2019 - 22:48
Detajet

Kandidatja nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe tek varri i Ahmet Krasniqit, në 21 vjetorin e vrasjes së tij.

Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, kandidatja e LDK-së për kryeministre nuk u tregua edhe aq paqësore.

Pas homazheve që bëri tek  varri i presidentit historik Ibrahim Rugova, Osmani bëri homazhe edhe tek varri i Ahmet Krasniqit në 21 vjetorin e vrasjes së tij, nga ku kërkoi drejtësi për ish ministrin e Mbrojtjes.

Aty u pa edhe Hisen Berisha, ish komandat lufte dhe deri së fundmi anëtar i LDK-së. Berisha që ditë më parë kaloi në PDK u injorua totalisht nga Vjosa Osmani dhe anëtarët e tjerë nga të LDK-së.

I vetmi që përshëndeti nga larg Berishën, ishte Anton Quni.

Të rekomanduara