Ky kandidat nga AAK-PSD nuk i siguron vota për deputet, shprehet i zhgënjyer

Ky kandidat nga AAK-PSD nuk i siguron vota për deputet, shprehet i zhgënjyer

Zgjedhjet 2019 tetor 09, 2019 - 08:29
Detajet

Ish-zëvendësministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Muhamet Kelmendi, që në zgjedhjet e së dielës kandidoi për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e koalicionit AAK-PSD, nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për këtë post.

Kelmendi, thotë të kenë qenë të shumta shkaqet, për të cilat ai nuk ka arritur të sigurojë ulëse në Kuvend, shkruan GazetaBlic.

“Falënderoj të gjithë ata që me votuan dhe u angazhuan që unë të zgjidhem deputet. Vota nuk mjaftojë për këtë post popullor. Shkaqe ka të shumëta”, deklaroi ai, duke ngritur dyshime për manipulim me vota, “pavaresisht asaj se ku ka shkuar vota, kush i mori dhe u bë deputet, falimenderit për besimin dhe iu garantoj se do të mbetëm i njëjtë edhe jashtë Kuvendit të Kosovës.”