Kandidatët që dështuan me vota në vendlindjet e tyre

Kandidatët që dështuan me vota në vendlindjet e tyre

Zgjedhjet 2019 October 10, 2019 - 15:47
Detajet

KQZ ka publikuar rezultatet e plota të zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën të dielën në Kosovë.

Sipas këtyre rezultateve, Vetëvendosje e Albin Kurtit është fituese e zgjedhjeve me rreth 5 mijë vota më shumë se LDK-ja e Vjosa Osmanit, shkruan lajmi.net.

Sidoqoftë, zhvillime dramatike me vota ka edhe tek kandidatët për kryeministra.

Shumë prej tyre nuk gjetën përkrahje as në vendlindjet e tyre, ku morën një “grusht votash”, gjë që atyre ua vështirëson hyrjen në Parlament.

Lajmi.net ua sjellë përmbledhjen e disa prej kandidatëve që dështuan të marrin vota në vendlindjet e tyre në bazë të rezultatateve që janë publikuar deri tash.

Milaim Zeka në fshatin e tij të lindjes Abri e Ulët dështoi shumë keq ta sigurojë përkrahjen. Aty partia e tij mori vetëm 9 vota.

Labinot Tahiri, në Ferizaj, qytet nga i cili ai ka prejardhjen mori vetëm 1209 vota.

Dardan Molliqaj, në Deçan ka fituar vetëm 800 vota nga qytetarët.

Migjen Kelmendi nga PDK në Prishtinë ka fituar vetëm 722 vota nga qytetarët.

Donika Kadaj Bujupi nga AAK-PSD në Istog ka marrë gjithësej 1164 vota. 

Të rekomanduara