Pas ankesave të deputetëve, PZAP-i vendos për rinumërimin e 134 vendvotimeve

Pas ankesave të deputetëve, PZAP-i vendos për rinumërimin e 134 vendvotimeve

Zgjedhjet 2021 March 09, 2021 - 10:44

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që t’i rinumërojë 134 vendvotime.

Kjo sipas PZAP-it erdhi pas ankesave të paraqitura nga deputetë të subjekteve politike.

Sipas PZAP-it, rezultati që do të dalë nga rinumërimi i 134 vendvotimeve do të përfshihet në rezultatin përfundimtar.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatët për deputetë të subjekteve politike ka vendosur që ta urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 134 vendvotimeve. Rezultati që del nga rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të përfshihet në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve”, njofton PZAP-i. /Express