AAK-ja i kërkon KQZ-së rinumërimin e plotë të votave

AAK-ja i kërkon KQZ-së rinumërimin e plotë të votave

Zgjedhjet 2021 March 10, 2021 - 14:35

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar mbledhjen e radhës për procesin zgjedhor, raporton Zeri.info.

Ibrahim Selmanaj, nga AAK-ja thotë se ka patur parregullsi në procesin e numërimit, duke kërkuar kshtu nga KQZ-ja rinumërimin e plotë në mënyrë që të pastrohet si proces dhe secili të përgjigjet për keqpërdorimet.

“Hetuesia ruhet të merret me secili komisioner në secilën qendër e vendvotim aty ku ka bërë ndërhyrje, dhe kërkojë nga KQZ-ja që të bëhet një rinumërim i plotë në mënyrë që të pstorhet si proc në mënyrë që të evidentohen keqpërdorimet”, tha Selmanaj.

Ndërsa kryetarja e KQZ-së, Valdete Dakaj se sa i përket rinumërimit total, kjo vendoset nga KQZ-ja dhe nëse merr përkrahjen e të gjithëve, mund të ndodhë.

“Objekti i hetimit nuk janë kutitë tjera por janë vetëm ato që janë rinumëruar ditën e parë ato të votave me kusht ato janë objekt i hetimit por jo edhe ato që janë duke u rinëmuëruar edhe ato 134 të djeshmit nuk janë objekt i hetimit por nëse dalin dallime do të hetohen edhe ata komisionarë, sa i përket rinumërimit total nuk mundem me dhënë ndonjë vendim dhe ajo është çështje e vendosjes së KQZ-së dhe nëse merr përkrahjen atëherë do të ndodhë”, deklaroi Daka.

Në anën tjetër, Sami Kurteshi i LVV-së tha se kërkesa për rinumërim të plotë i tejkalon kërkesat ligjore, pasi që, sipas tij, një gjë e tillë do thoshte se ky proces zgjedhor ka qenë i kriminalizuar. /Zëri