
KQZ-ja shtyn afatin e regjistrimit të votimit për personat me aftësi të veçanta
Zgjedhjet 2025
February 06, 2025 - 13:13
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se është shtyrë afati për regjistrimin e votuesve të personave me nevoja të veçanta.
KQZ-ja thotë se afati është shtyrë deri sot në ora 00:00.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se është shtyrë afati për regjistrimin për Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta, deri më 06.02.2025, në ora 24:00”, thuhet në njoftim.