
KQZ: Po vazhdon procesi i numërimit të votave për deputetë
KQZ-ja ka njoftuar se është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat e ndryshme të Kosovës.
Sipas KQZ-së, mëngjesin e së premtes ky proces ka filluar edhe në komunën e Istogut dhe Rahovecit, ndërsa gjatë pasdites, në orën 16:00, planifikohet që numërimi të fillojë në QKN-të në komunat Pejë dhe Podujevë.
“Numërimi në komuna ka filluar sipas këtyre datave:
11 shkurt 2025 - Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh;
12 shkurt 2025 – Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Han i Elezit;
13 shkurt 2025 – Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik”, thuhet në njoftim. /Zëri