
Mblidhet KQZ-ja, pritet pezullimi i dy partive politike
Zgjedhjet 2025
March 19, 2025 - 09:18
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ),do të mblidhet sot për mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje në rend dite është edhe pezullimi i Partisë Republikane për Ndryshim dhe Shpresa Demokratike, transmeton Zeri.info.
Mbledhja do të mbahet sot prej orës 13:30.
Redi i ditës:
1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ nr. 17,18/ 2025
3. Aktivitetet e Zyrës:
- Rekomandim për pezullimin e dy (2) subjekteve politike të regjistruara: PARTIA
REPUBLIKANE PËR NDRYSHIME dhe SHPRESA DEMOKRATE
4.Të ndryshme