Cakolli për moscertifikimin Ena Kadajt nga KQZ-ja: Vendlindja në Sarajevë s’përbën provë identitare

Cakolli për moscertifikimin Ena Kadajt nga KQZ-ja: Vendlindja në Sarajevë s’përbën provë identitare

Zgjedhjet 2025 December 10, 2025 - 20:36

Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se moscertifikimi i kandidates Ena Krasniqit nga KQZ-ja nuk është i pari i kësaj natyre, e as i vetmi madje edhe në këto zgjedhje.

Ai ka thënë se, edhe më parë ka pasur situata ku kufiri midis vetëdeklarimit etnik dhe përfaqësimit real në ulëset e rezervuara vihet në pikëpyetje.

Bëhet fjalè për motren e Donika Kadajt, e cila ka argumentuar se Sarajeva është vendlinja e saj, por ai shton se nuk është provë identitare.

“Kur një kandidate ka një histori brenda hapësirës politike shqiptare, ka garuar më herët me parti shqiptare dhe nuk ka pasur ndonjë angazhim të dokumentuar me komunitetin boshnjak, është e natyrshme të shtrohet pyetja se si përputhet kjo me qëllimin e ulëses së rezervuar”, ka thënë ai.