Nis regjistrimi për votim të personave me nevoja të veçanta
Foto: Laura Hasani

Nis regjistrimi për votim të personave me nevoja të veçanta

Zgjedhjet 2025 December 11, 2025 - 10:27

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se ka filluar regjistrimi për votim të personave me nevoja të veçanta.

“Nëse për shkak të aftësisë së kufizuar ose nevojave të veçanta nuk mund të votoni në vendvotimin tuaj, KQZ-ja mundëson votimin në adresën tuaj përmes ekipeve mobile”, njofton KQZ-ja.

Afati për regjistrim: 11 – 21 dhjetor 2025

Përmes platformës së KQZ-së: https://vpnv.kqz-ks.org/sq/

Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve

Për më shumë informata:

WhatsApp / Viber: +383 46 13 00 13

Telefono pa pagesë: 0800 55 555.