Këto janë pesë gratë më të votuara nga LVV-ja, PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja
Foto: Laura Hasani

Këto janë pesë gratë më të votuara nga LVV-ja, PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja

Zgjedhjet 2026 June 09, 2026 - 10:10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon numërimin e votave të kandidatëve për deputetë.

Nga Lëvizja Vetëvendosje pesë gratë më të votuara janë: Albulena Haxhiu me gjithsej 18 mijë e 844, Donika Gërvalla-Schwarz me 15 mijë e 220 vota, pasuar nga Mimoza Kusari-Lila me 10 mijë e 281 vota. E katërta me radhë renditet Shqipe Mehmeti- Selimi me hiç më pak se 7 mijë e 25 vota. E pesta me radhë që ka siguruar më së shumti vota është Saranda Bogujevci me 4 mijë e 452 vota.

Kurse nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kandidatja që ka siguruar më së shumti vota është Sala Jashari me 7 mijë e 185 vota, e pasuar nga bashkëpartiakja e saj Vlora Çitaku me 6 mijë e 934 vota. E treta me radhë nga lista e PDK-së është Ganimete Musliu me 5 mijë e 360 vota. Sipas KQZ-së, e katërta ndër më të votuarat e kësaj partie është Besa Kabashi- Ramaj me 3 mijë e 717 vota. Në vendin e pestë është Kosovare Murseli me 4 mijë e 390 vota.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është Vjosa Osmani-Sadriu si bartëse e listës ajo e cila nga zgjedhjet e 7 qershorit ka arritur të sigurojë hiç më pak se 13 mijë e 575 vota. E dyta në listën e LDK-së është kandidatja Doarsa Kica- Xhelili e cila ka marrë 9 mijë e 816 vota. Është Hykmete Bajrami e treta në listë e cila nga elektorati ka arritur të sigurojë 7 mijë e 504 vota. E katërta renditet Janina Ymeri me gjithsej 4 mijë e 098 vota. Listën e 5-shes më të votuar nga LDK-ja e përmbyll Jehona Lushaku- Sadriu me 3 mijë e 416 vota.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është kandidatja Time Kadrijaj, që ka arritur të sigurojë 3 mijë e 332 vota, e pasuar nga Albana Bytyqi me 1 mijë e 847 vota. E treta me radhë nga ky subjekt politik është Teuta Haxhiu me 1 mijë 655 vota. Tutje, si më e votuara e kësaj partie është edhe kandidatja Diellza Kukaj me gjithsej 1 mijë e 187 vota. Nga Aleanca listën e 5-shes më të votuar e përmbyll Malësore Ramosaj-Zanuzaj me 851 vota.