Këto janë pesëshet më të votuara në Prishtinë, befasi te disa parti
Në Qendrën Komunale të Numërimit po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë që kanë garuar në zgjedhjet e 7 qershorit.
Në disa komuna më të vogla ky proces ka përfunduar, derisa ai po vazhdon në komuna të mëdha, përfshirë edhe Prishtinën.
Në kryeqytet, deri më tash janë numëruar mbi 15% të votave, apo 40 kuti nga 262 sa janë gjithsej.
Sipas këtyre të dhënave, të cilat përditësohen vazhdimisht, brenda partive politike janë pesë kandidatët që janë në krye të listës.
Në Lëvizjen Vetëvendosje prin kryetari i saj, Albin Kurti me 6,105 vota, pasuar nga Glauk Konjufca me 5,138 vota, Albulena Haxhiu me 3,330 vota, Hekuran Murati me 2,723 vota dhe pesëshën e parë e përmbyllë Hajrullah Çeku me 2,546 vota.
Në kryeqytet, vota më së shumti i kanë dhënë edhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, i cili prin me 2,350 vota, pasuar nga Uran Ismaili me 1,846 vota, Përparim Gruda me 1,646 vota, Arian Tahiri 1,201 vota, derisa pesëshën e përmbyllë Vlora Çitaku me 1,173 vota.
Votuesit e LDK-së në Prishtinë i kanë dhënë më së shumti besim kandidates për presidente, Vjosa Osmani, e cila deri më tash ka marrë 2,052 vota, e cila pasohet nga Doarsa Kica Xhelili me 1,922 vota. I treti në kryeqytet deri më tash del Lumir Abdixhiku me 1,832 vota, kurse pesëshja përmbyllet me Hykmete Bajramin dhe Avdullah Hotin, të cilët kanë marrë 1,695 vota, përkatësisht 1,530 vota.
Kurse, Ardian Gjini prin me votat e Aleancës në kryeqytet, ku nga mbi 15% e votave të numëruara ai ka marrë besimin e 696 qytetarëve. Pas tij vjen ish-kryetari Ramush Haradinaj me 641 vota, i treti është Besnik Tahiri me 584 vota, Daut Haradinaj i katërti me 507 vota dhe i pesti është Burim Ramadani 434 vota.
Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë është duke vazhduar, derisa ai ndryshon vazhdimisht me përditësimet e fundit.
Për t’i parë rezultatet në kohë reale, klikoni KËTU.