Pesë ish-deputetët e LVV-së që s’e kaluan pragun më 7 qershor
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbrëmë ka përfunduar procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, ndërsa sot ka nisur rinumërimi i 185 vendvotimeve të rregullta.
Sipas rezultateve të procesuara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 mandate në Kuvendin e Kosovës, raporton klankosova.
Megjithatë, disa deputetë që kanë qenë pjesë e legjislaturës së kaluar nuk kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për të fituar një mandat në përbërjen e re të Kuvendit.
Jashtë Kuvendit nga ky subjekt politik kanë mbetur: Naim Bardiqi, Fitim Haziri, Fatos Geci, Arsim Ademi dhe Rozeta Hajdari.
Megjithatë, në rast të formimit të Qeverisë nga LVV-ja, disa nga ta, por edhe të tjerë, mund ta rikthejnë mandatin. Kjo për shkak se një pjesë e deputetëve të zgjedhur nga kjo parti në këtë legjislaturë, mbanin poste ministrore në qeverinë e kaluar.