Arrestohet një qytetar për pengim të procesit të votimit
Foto: Laura Hasani /ilustruese

Arrestohet një qytetar për pengim të procesit të votimit

Zgjedhjet Lokale 2021 October 17, 2021 - 11:00

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Suharekë për shkak të pengimit të procesit të votimit.

Prokurori i Shtetit njofton se i dyshuari ka penguar procesin e votimit duke prishur rendin dhe qetësinë dhe më pas e ka thyer dritën fluoreshente.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit i njëjti është në ndalim.

“Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor”, thuhet në njoftim. /Zëri